Ndërlidhjet

Irani do të hetojë sulmet kundër hebrenjve


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Irani ka miratuar një marrëveshje bashkëpunimi me Argjentinën, për të hetuar sulmet e vitit 1994 në një qendër të komunitetit hebre në Buenos Aires.

Gjykatat në qytetin amerikano-jugor akuzojnë Teheranin për sponsorizmin e bombardimeve, të cilat kanë vrarë 85 njerëz.

Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Hector Timerman, dhe homolugu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif, janë pajtuar për hetime të përbashkëta në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zarif ka thënë se Irani do të respektojë të gjitha pikat e marrëveshjes, për të hedhur dritë mbi bombardimet.
XS
SM
MD
LG