Ndërlidhjet

logo-print

Netanyahu niset drejt SHBA-së


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

Ai do të takojë të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin Barack Obama, ndërsa të martën do t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu ka thënë se do të bindë vendimmarrësit se Irani nuk ka ndryshuar nën presidentin e ri, Hassan Rohani.

Izraeli beson fuqishëm se Republika Islamike është duke krijuar në mënyrë të fshehur armën atomike.

Rohani ka mohuar akuzat, duke thënë se “armët bërthamore nuk kanë vend në sigurinë dhe mbrojtjen e Iranit”.
XS
SM
MD
LG