Ndërlidhjet

Irani do të diskutojë për limitet e pasurimit të uraniumit


Centrifugat për pasurim të uraniumit në Iran.

Centrifugat për pasurim të uraniumit në Iran.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka thënë se Teherani është i gatshëm të diskutojë limitet në pasurimin e uraniumit, por nuk do të ndalojë tërësisht procesin.

Në një intervistë për mediat lokale, ai ka thënë se në diskutim mund të vihet niveli, sasia, forma dhe vendi i pasurimit.

Araqchi ka thënë po ashtu se Teherani do të negociojë vetëm nëse Perëndimi njeh të drejtën e tij për pasurim të uraniumit.

Fuqitë perëndimore duan që Republika Islamike të pezullojë gjithë procesin e pasurimit të uraniumit, nga frika se mund të çojë në krijimin e armës atomike.

Teherani insiston se programi i tij ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG