Ndërlidhjet

logo-print

Westerwelles i “vjen keq” për anulimin e Paradës në Beograd


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka shprehur keqardhje për anulimin e Paradës së Homoseksualëve në Beograd.

“Nuk e kuptoj dhe më vjen keq për anulimin e sërishëm të Paradës”, ka thënë ai.

Duke kujtuar se respektimi i të drejtave universale të njeriut nënkupton edhe të drejtën për shprehje të mendimeve dhe liri të tubimit, shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se kjo vlen edhe për “mbrojtjen e plotë të pakicave shoqërore, të cilat janë të ekspozuara ndaj armiqësive”.

Autoritetet serbe kanë ndaluar marshimin e së shtunës për shkak të kërcënimeve me dhunë nga grupet djathtiste.

Parada e Homoseksualëve në Beograd është mbajtur vetëm një herë, më 2010, duke çuar në përleshje midis policisë dhe ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë homoseksualët dhe mbështetësit e tyre.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, ka pranuar publikisht se është homoseksual.
XS
SM
MD
LG