Ndërlidhjet

VV: Ndërhyrje e jashtëligjshme e OSBE-së


Prishtinë - foto arkivi
Prishtinë - foto arkivi
Marrëveshja Thaçi-Daçiq, “përveç dëmeve që ka sjellë në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe atë të buxhetit të shtetit, ka prekur rëndë edhe funksionimin e institucioneve të pavarura”.

Kështu thuhet në një reagim të Vetëvendosjes drejtuar opinionit.

Sipas këtij subjekti politik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke kaluar nëpër një proces, i cili po e rrënon pavarësinë institucionale.

“Nga institucion kushtetues e i pavarur që organizon e garanton zgjedhjet në të gjithë vendin, KQZ është kthyer në shkelësin kryesor të ligjit sidomos kur flitet për kërkesat e Beogradit”, vlerëson Vetëvendosje.

“OSBE-ja solli 40 mijë aplikacione nga Serbia në mënyrë të paligjshme, pas afatit të shtyrë dy herë dhe me dokumente të falsifikuara. Këto po synon t’i verifikojë dhe vlerësojë kundërligjshëm, duke pretenduar t’i përfshijë në listën e votuesve. Të dy këta hapa përmbushin vetëm synimet e Serbisë për të ndryshuar karakterin demografik të Kosovës, duke e trefishuar numrin e votuesve serbë”, thuhet pos tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.
XS
SM
MD
LG