Ndërlidhjet

Sulm në xhami të Irakut, 18 të vrarë


Irak
Irak
Së paku 18 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në një xhami shiite të Irakut.

Sulmi ka pasur në shënjestër një ceremoni funerali dhe ka plagosur mbi 50 persona të tjerë.

Ai është i fundit në serinë e sulmeve sektare në Irak, të cilat kanë rritur shqetësimet për rikthimin e dhunës shiite-sunite të periudhës 2006-2007.

Sulmi i së dielës ka çuar në 790 numrin e personave të vrarë në Irak vetëm gjatë muajit shtator.
XS
SM
MD
LG