Ndërlidhjet

Islamikët vrasin dhjetëra studentë në Nigeri


Nigeri - foto arkivi

Nigeri - foto arkivi

Persona të armatosur islamikë kanë sulmuar një kolegj në verilindje të Nigerisë, duke vrarë deri në 50 studentë.

Sipas korrespondentëve në terren, studentët janë qëlluar për vdekje derisa flinin në konviktin e Kolegjit të Bujqësisë, në shtetin Jobe.

Pjesa verilindore e Nigerisë është në gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të kryengritjes së grupit islamik Boko Haram.

Ky i fundit lufton për të rrëzuar Qeverinë e Nigerisë dhe për të krijuar një shtet islamik.
XS
SM
MD
LG