Ndërlidhjet

SHBA: Qeveria ballafaqohet me mbyllje të pjesërishme


Pamje e Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Pamje e Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ballafaqohet me mbyllje të pjesërishme sot në mesnatë.

Kriza ishte shkaktuar nga dështimi i anëtarëve republikanë dhe demokratë të Kongresit, që të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit të përkohshëm, në mënyrë që agjencitë federale të mbeten të hapura.

Kongresi ishte i mbyllur ditën e diel, pas votimit të mesnatës në Dhomën Përfaqësuese, me shumicë republikane, për shtyrjen për një vit të pjesëve kryesore të ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barack Obama, duke i shfuqizuar taksat në pajisjet mjekësore, në këmbim për evitimin e mbylljes së qeverisë.

Senati pritet të takohet sot pasdite, vetëm disa orë para mbylljes së mundshme. Lideri i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, tashmë ka premtuar se demokratët do ta anulojnë propozimin e fundit të Dhomës Përfaqësuese.

Mbyllja eventuale do të shkaktoj një situatë që afro 800 mijë punonjës federalë do të detyrohen të punojnë pa rroga.
XS
SM
MD
LG