Grupi i parë prej 20 inspektorëve të armatimit kimik pritet që sot të niset për në Damask të Sirisë.
Të premten Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara urdhëroi që Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik (OPCW) ta ndihmoj Sirinë në shkatërrimin e armatimit kimik, deri në mes të vitit 2014.
Ekipi i kësaj organizate shpreson të përpiloj raport gjithpërfshirës për Sirinë deri në fund të muajit tetor.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka premtuar se qeveria e tij do ta respektoj rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkatërrimit e armatimit kimik të regjimit të tij.
Siria ka pranuar se ka armatim kimik, pas sulmit me gaz helmues në një lagje të kryeqytetit Damask, me ç’rast u vranë qindra civilë.
Për këtë sulm, Uashingtoni e ka fajësuar regjimin e Asadit dhe është kërcënuar me aksion ushtarak.