Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vrarëve arriti në 42


Pamje e vendit ku ndodhi sulmi në qytetin Peshavar
Pamje e vendit ku ndodhi sulmi në qytetin Peshavar
Numri i të vrarëve nga një sulm me makinë-bombë në një treg në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka arritur në 42.

Sulmi ndodhi dje afër një stacioni të policisë në qytetin Peshavar.

Një zëdhënës i spitalit kryesor të qytetit tha se së paku 107 vetë ishin plagosur.

Në mesin e të vrarëve ishin edhe 15 anëtarë të një familjeje, e cila kishte ardhur në qytet nga një fshat i afërt, në kuadër të përgatitjeve për një dasmë.

Talibanët pakistanezë thanë se nuk janë përgjegjës për këtë sulm.

Ky sulm ndodhi një javë pasi më tepër se 80 të krishterë u vranë nga dy sulme vetëvrasëse në një kishë.

Kjo dhunë po ndodhë në periudhën kur qeveria synon hapjen e bisedimeve paqësore me talibanët.
XS
SM
MD
LG