Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Kryeministri ka kërkuar votëbesim


Enrico Letta

Enrico Letta

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, ka kërkuar votëbesim për qeverinë e tij, për ditën e mërkurë.

Qeveria italiane është përfshirë nga një krizë pasi të shtunën pesë ministra nga partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, paraqitën dorëheqje.

Këto dorëheqje ishin bërë për shkak të mospajtimeve të mëdha në mbledhjen e qeverisë lidhur me rritjen e menjëhershme të taksave.

Tensionet brenda koalicionit të kryeministrit Letta janë të larta, pasi Berlusconi, që është anëtar i parlamentit, është dënuar për mashtrim tatimor.

Presidenti italian, Giorgiao Napolitano, ka theksuar se do ta shpërndajë parlamentin vetëm si masë të fundit.

Koalicioni aktual i partive të majta dhe të djatha ishte formuar para shtatë muajsh.
XS
SM
MD
LG