Ndërlidhjet

Lavrov: Opozita në Siri mund të përdorë armatim kimik


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se Moska ka shqetësim se opozita në Siri mund të përpiqet përsëri që të përdorë armatim kimik për të provokuar sulm ushtarak.

Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen moskovite, Kommersant, Lavrov tha se Rusia ende i pret dëshmitë për t’i mbështetur pretendimet e Uashingtonit se ishte qeveria e Sirisë, ajo që e përdori armatimin kimik në sulmin më 21 gusht të këtij viti, afër kryeqytetit Damask.

Për këtë sulm Rusia i kishte fajësuar kryengritësit në Siri.

Mëtutje, ministri i jashtëm rus theksoi se rezoluta për Sirinë, e miratuar javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk parasheh përdorim të forcës dhe nuk duhet t’i jepet interpretim “dykuptimësh”.

Ai konstatoi se Rusia do të pajtohej për aksione ndëshkuese kundër Sirisë vetëm nëse është “absolutisht e bindur” se njëra nga palët në konflikt ka përdorë armatim kimik.
XS
SM
MD
LG