Ndërlidhjet

K. Jugore: Sekretari Hagel e vizitoi Zonën e Çmilitarizuar


Chuck Hagel
Chuck Hagel
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për reduktimin e forcës prej 28 mijë e 500 ushtarësh në Korenë Jugore, megjithë kufizimet buxhetore.

Sekretari Hagel, që aktualisht gjendet për vizitë në Korenë Jugore, sot e ka vizituar Zonën e Çmilitarizuar, që edhe 60 vjet pas përfundimit të Luftës së Koresë, e ndanë Korenë Jugore nga ajo Veriore.

Vizita po realizohet në një periudhë të tensioneve ndërmjet dy Koreve.

Pritet se ai do të zhvilloj takime me liderët jugkoreanë, me ç’rast do të ketë fokusim lidhur me çështjen e komandimit të trupave amerikane dhe jugkoreane, në rast të ndonjë lufte eventuale me Korenë Verriore.

Shtetet e Bashkuara e kishin marrë komandën e operacioneve ushtarake ndaj trupave të Koresë Jugore gjatë Luftës së Koresë.

Koreja Jugore do ta kthejë kontrollin e periudhës së luftës të trupave të veta në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG