Ndërlidhjet

Vatikan: Papa Gjon Pali i Dytë shenjtërohet vitin e ardhshëm


Pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan
Pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan
Papa Gjon Pali II dhe Papa Gjoni XXIII do të shpallen të shenjtë në një ceremoni të përbashkët të paprecedente më 27 prill të vitit të ardhshëm.

Papa Françesk këtë njoftim e ka bërë sot në një takim me kardinalët në Vatikan.

Papa ka shpallur se ata të dy do të kanonizohen pas aprovimit të mrekullisë së dytë që i atribuohet Papës Gjon Pali II.

Gjon Pali i II ishte i lindur në Poloni si Karol Vojtilla.

Ai e udhëhoqi Kishën Katolike për 27 vjet, deri në vdekjen e tij në vitin 2005.

Gjon Pali II mbahet mend për karizmën e tij dhe rolin në ndihmën që dha për rënien e sundimit komunist në Evropën Lindore.

Gjoni XXIII, i lindur në Itali si Angelo Roncalli, ishte Papë në periudhën 1958 – 1963. Ai i ka udhëhequr reformat kryesore dhe e kishte mbajtur Këshillin e Dytë të Vatikanit, që ishte hapur në vitin 1962.
XS
SM
MD
LG