Ndërlidhjet

Francë: Kundërshtohet hyrja e Rumanisë dhe Bullgarisë në Schengen


Laurent Fabius

Laurent Fabius

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, thotë se Franca nuk është në favor të lejimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën e udhëtimit të lirë në Bashkimin Evropian, e njohur si Zona Schengen.

Zoti Fabius tha sot se pranimi i këtyre dy vendeve do të thotë se imigrantët nga vendet e treta mund të hyjnë lirisht në BE, nëpër Rumani dhe Bullgari.

Këto komente u bënë në periudhën e një debati të ashprë në Francë lidhur me trajtimin e imigrantëve romë, kryesisht nga Rumania dhe Bullgaria.

Ministri i brendshëm, Manuel Valls, javën e kaluar ka thënë se romët nuk mund të integrohen në shoqërinë franceze dhe duhet të dërgohen në shtëpi.
XS
SM
MD
LG