Ndërlidhjet

Irak: Nga vala e sulmeve me bomba – 51 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në një lagje të kryeqytetit Bagdad në Irak

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në një lagje të kryeqytetit Bagdad në Irak

Nga një valë e sulmeve me makina-bomba në kryeqytetin Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 51 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Zyrtarët thanë se sot së paku 11 sulme të ndara me bomba i kanë goditur hapësirat e banuara me popullatë shumicë shiite në Bagdad dhe ato me popullatë të përzier në pjesën veriore të tij.

Këto eksplodime u bënë një ditë, pasi një sulmues vetëvrasës me bombë, në një xhami shiite në pjesën jugore të Bagdadit, shkaktoi vrasjen e 27 njerëzve.
XS
SM
MD
LG