Ndërlidhjet

Jemen: Militantët e okupuan një pjesë të bazës ushtarake


Pamje nga një sulmi mëparshëm kundër një personelit ushtarak në Jemen

Pamje nga një sulmi mëparshëm kundër një personelit ushtarak në Jemen

Një grup i dyshuar i militantëve të al-Kaidës e kanë okupuar një pjesë të një baze ushtarake të Jemenit, në qytetin-port, al-Mukalla, që gjendet në pjesën juglindore të këtij vendi.

Militantët kishin arritur në këtë bazë sot në mëngjes, të maskuar si pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Ushtria e Jemenit ka konfirmuar se militantët kanë hyrë në këtë bazë, me ç’rast i kanë vrarë dy ushtarë dhe plagosur 6 të tjerë.

Ata i mbajnë peng një numër të panjohur të njerëzve, përfshirë gjeneralin Muhsen Hasan, komandant i rajonit të dytë ushtarak në rajon, i cili gjendej në bazë kur ndodhi sulmi.

Ushtria e Jemenit raportoi se po i lufton militantët brenda bazës, derisa po arrijnë edhe përforcime ushtarake.

Militantët e ndërlidhur me al-Kaidën luftojnë kundër ushtrisë së Jemenit për disa muaj.

Në sulmin e 20 shtatorit janë vrarë 56 ushtarë.
XS
SM
MD
LG