Ndërlidhjet

Kosova e Maqedonia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje


Shkup, 30 shtator 2013.
Shkup, 30 shtator 2013.
Ministri i Forcave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku, dhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi, kanë nënshkruar sot në Shkup protokollin për bashkëpunim mes dy dikastereve.

Me këtë rast, Çeku ka thënë se Maqedonia dhe Kosova kontribuojnë në paqen rajonale dhe janë shembull i bashkëpunimit të mirë fqinjësor.

Ai po ashtu ka theksuar se Kosova dhe Serbia janë në fazë të re të raporteve.

"Qëllimi i marrëveshjes është normalizimi i relacioneve dhe integrimi i pjesës veriore të Kosovës dhe bashkësisë serbe në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Veriu i Kosovës çdoherë ka qenë kërcënim potencial për paqen dhe sigurinë kosovare, veçmas pas luftës, por jemi nisur në drejtim të mirë që kjo të tejkalohet”, ka thënë Çeku.

Ai është siguruar nga homolugu i tij, Xhaferi, se Maqedonia si shtet do të vazhdojë t’i japë mbështetje Republikës së Kosovës dhe forcave të saj, në ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme.
XS
SM
MD
LG