Ndërlidhjet

Obama pret Netanyahun


Foto arkivi
Foto arkivi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.

Netanyahu do të përpiqet të hedhë dyshim mbi ofertën e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, për të rregulluar marrëdhëniet me Perëndimin dhe për të lehtësuar tensionet në lidhje me programin bërthamor të Teheranit.

Obama, në anën tjetër, do të kërkojë nga Netanyahu që të testohen synimet e Rohanit dhe do ta sigurojë atë se nuk do të heqë para kohe sanksionet kundër Republikës Islamike.
XS
SM
MD
LG