Ndërlidhjet

Ukraina do të apelojë vendimin e FIFA-s


Logo e FIFA-s

Logo e FIFA-s

Ukraina do të apelojë vendimin e Federatës Botërore të Futbollit, sipas të cilit, ekipi i saj kombëtar do të luajë ndeshjen e radhës kaulifikuese për Kupuën e Botës pa publik.

FIFA ka marrë këtë vendim javën e kaluar, pasi tifozët ukrainas, në një ndeshje me San Marinon në qytetin Lviv, kanë bërë gjeste majmunësh dhe përshëndetje raciste.

FIFA po ashtu ka ndaluar stadiumin në Lviv nga mikpritja e të gjitha ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror të 2018-ës, për shkak të incidenteve.

Ndeshja kualifikuese e Ukrainës do të jetë me Poloninë dhe do të zhvillohet më 11 tetor.

Zëvendësshefi i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Serhiy Storozhenko, u ka thënë gazetarëve se organizata e tij do të apelojë vendimin pasi të marrë tekstin e plotë të tij.
XS
SM
MD
LG