Ndërlidhjet

Vota e serbëve “legjitimon” institucionet serbe


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve serbë që kanë të drejtë vote në zgjedhjet lokale të Kosovës, të regjistrohen në listat zgjedhore dhe “t’iu japin legjitimitetin institucioneve serbe”.

“Me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë, qeveritë lokale serbe do të kenë legjitimitet para institucioneve ndërkombëtare. Atyre, vetëm në këtë mënyrë, mund t’iu ofrojmë dëshmi për numrin e serbëve të dëbuar nga ‘krahina jugore’”, ka thënë Nikolliq, raportojnë mediat serbe.

“Apeloj për maturi dhe unitet të popullit tonë. As Qeveria, as presidenti i Serbisë nuk mund t’i arrijë qëllimet në Kosovë pa ndihmën e popullit”, ka thënë Nikolliq.
XS
SM
MD
LG