Ndërlidhjet

Vozitja e makinës “nuk dëmton” vezoret e grave


Ilustrim

Ilustrim

Një mjek saudit ka hedhur poshtë pohimet e një kleriku, i cili ka thënë se vozitja e makinës mund të dëmtojë vezoret e grave.

Në komentet e tij për një televizion privat të Arabisë Saudite, gjinekologu Mohammed Baknan ka thënë se studimet mjekësore nuk kanë treguar se vozitja ka ndikime negative në shëndetin riprodhues të grave.

Kleriku i njohur saudit, Sheikh Saleh al-Lohaidan, ka thënë se gratë që vozisin rrezikojnë të dëmtojnë vezoret e tyre dhe të lindin fëmijë me probleme klinike.

Komentet e klerikut janë bërë derisa aktivistët në Arabinë Saudite kanë intensifikuar fushatën për të ndryshuar rregullat që u lejojnë vetëm meshkujve të vozisin makinë.
XS
SM
MD
LG