Ndërlidhjet

Daçiq: Greqia të mos ndryshojë qëndrim për Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Daçiq ka thënë se vendi i tij, me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka treguar gatishmëri të madhe për të zgjidhur problemet.

Ai i ka bërë këto komente për gazetën greke “To Vima”.

“Për ne është e rëndësishme që Greqia të mos ndryshojë qëndrim, sepse kjo mund të jetë precedent për ndryshimin e qëndrimeve edhe të vendeve të tjera”, ka thënë Daçiq.

Greqia, së bashku me Spanjën, Sllovakinë, Rumaninë dhe Qipron, janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur me 17 shkurt, 2008.
XS
SM
MD
LG