Ndërlidhjet

logo-print

Nis mbyllja e pjesshme e Qeverisë së SHBA-së


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nisur mbylljen e shumë agjencive pas dështimit të Kongresit për të rënë dakord mbi një ligj të përkohshëm të buxhetit.

Pak para mesnatës në SHBA, zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar agjencitë federale që të nisin mbylljen.

Kjo është hera e parë në 17 vjet që Qeveria e Shteteve të Bashkuara detyrohet të mbyllet pjesërisht.

Për rrjedhohë, shumë shërbime joesenciale do të mbyllen së paku përkohësisht dhe qindra mijëra punëtorë do të qëndrojnë në shtëpi.

Programet që konsiderohen si thelbësore, të tilla si kontrollimi i trafikut ajror dhe inspektimet e ushqimeve, do të vazhdojnë.

Është e paqartë se sa mund të zgjasë mbyllja.
XS
SM
MD
LG