Ndërlidhjet

Dy gjeneralë amerikanë detyrohen të pensionohen


Ilustrim

Ilustrim

Korpusi i marinës amerikane ka detyruar dy gjeneralë që të pensionohen, pasi kanë dështuar të mbrojnë një bazë në Afganistan nga një sulm vdekjeprurës i talibanëve.

Komandanti i korpusit të marinës, gjenerali James Amos, ka thënë se gjenerali Charles Gurganus dhe gjenerali Gregg Sturdevant “nuk kanë marrë masat e duhura të mbrojtjes” në kampin Bastion të provincës Helmand.

Amos ka kërkuar nga të dy gjeneralët që të pensionohen dhe ata kanë pranuar.

Dy ushtarë janë vrarë dhe tetë pjesëtarë të tjerë të personelit amerikan janë plagosur në një sulm që ka ndodhur në shtator të vitit 2012, i cili ka shkaktuar edhe miliona dollarë humbje, përfshirë shkatërrimin e gjashtë avionëve luftarakë Harrier.

Luftimet kanë lënë të vrarë 14 militantë talibanë.
XS
SM
MD
LG