Ndërlidhjet

Izraeli nderon arabin e parë që ka shpëtuar hebrenj


Memoriali Yad Vashem në Jerusalem.
Memoriali Yad Vashem në Jerusalem.
Memoriali i Holokausitit në Izrael ka nderuar pas vdekjes një mjek egjiptian, i cili ka shpëtuar një familje hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai është arabi i parë që merr çmimin prestigjioz “Të devotshmit midis kombeve”.

Udhëheqësi i Memorialit, Yad Vashem, Avnder Shalev, ka thënë se Mohamed Helmy, mjek egjiptian në Berlin, ka fshehur një grua hebreje dhe ka siguruar ndihmë mjekësore për të afërmit e saj.

Helmy ka vdekur më 1982.

Yad Vashem nderon johebrenjtë, të cilët kanë rrezikuar shumë për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Dhjetëra myslimanë, shumica nga Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, janë nderuar prejse Izraeli ka nisur projektin, më shumë se 50 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG