Ndërlidhjet

SHBA dënon dhunën në Irak


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar gjakderdhjen e fundit në Irak. Mbi 50 persona janë vrarë të hënën nga disa shpërthime me bomba, që kanë pasur në shënjestër lagjet me shumicë shiite në dhe përreth Bagdadit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, e ka cilësuar dhunën si “të neveritshme dhe të turpshme”.

“Terroristët që kanë kryer këto sulme janë armiq të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Irakut dhe komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Sulmet dyshohet se janë kryer nga militantët sunitë. Pjesëtarët e komunitetit sunit akuzojnë Qeverinë irakiane, të udhëhequr nga shiitët, për diskriminim.
XS
SM
MD
LG