Ndërlidhjet

Ashton shpreson edhe në një marrëveshje Kosovë-Serbi


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Zgjedhjet në Kosovë, të cilat do të mbahen më 3 nëntor, paraqesin një mundësi të madhe; për herë të parë, nga viti 1999, Serbia u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të dalin në zgjedhje.

Kështu ka deklaruar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në një tribunë të qendrës për studime “Woodrow Willson”.

“Pas zgjedhjeve mund të vijë deri te një tjetër marrëveshje midis palëve”, ka thënë ajo.

Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Ashton ka thënë se meritat kryesore për të nuk i ka ajo, por dy kryeministrat.

Baronesha Ashton po ashtu ka thënë se kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq duan që vendet e tyre të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG