Ndërlidhjet

Malala, favorite për Çmimin Sakharov


Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Malala Yousafzai, Edward Snowden dhe tre të burgosur politikë nga Bjellorusia, Ales Byalyatski, Eduard Lobau dhe Mikola Statkevich, janë në listën e ngushtë për të fituar Çmimin Sakharov 2013.

Aktivistja e arsimit në Pakistan dhe e nominuara e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, është favorite për të fituar.

Çmimi Sakharov do të shpallet më 10 tetor.

Ai ka vlerën e 50 mijë eurove dhe ndahet çdo vit nga Parlamenti Evropian, për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes.
XS
SM
MD
LG