Ndërlidhjet

logo-print

Papa nis bisedimet për reformim të kishës


Papa Françesku

Papa Françesku

Tetë kardinalë nga e gjithë bota kanë nisur bisedimet prapa dyerve të mbyllura me Papa Françeskun, për ta ndihmuar atë në reformimin e Kishës Katolike.

Detyra kryesore për kardinalët është të propozojnë ndryshime në administratën e Vatikanit, e cila është goditur nga skandale të njëpasnjëshme dhe shihet si shumë burokratike.

Françesku, së fundmi, u ka thënë kardinalëve të jenë më shumë pastorë sesa burokratë.

Ai ka njoftuar formimin e bordit këshillues të kardinalëve një muaj pasi është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë, në mars të këtij viti.

Bisedimet e tij me kardianlët, këtë javë, do të zgjasin tre ditë, por nuk pritet të prodhojnë rezultate të menjëhershme.
XS
SM
MD
LG