Ndërlidhjet

Thaçi uron studentët dhe profesorët


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar studentët dhe profesorët, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2013 /2014.

"Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju lutem pranoni urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, duke shpresuar që ky vit akademik të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës".

"Viti i ri akademik 2013/2014 i gjen institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës më të përgatitura në të gjitha aspektet, me theks të veçantë në fushën e infrastrukturës universitare", thuhet pos tjerash në deklaratën e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG