Ndërlidhjet

Një deputet në Bangladesh dënohet me vdekje


Ilustrim
Ilustrim
Një deputet i partisë kryesore opozitare në Bangladesh është dënuar me vdekje, për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës së vendit për pavarësi, më 1971.

Salauddin Quader Choëdhury, nga Partia Kombëtare e Bangladeshit, është gjetur fajtor për vrasje dhe gjenocid.

Vendimin e ka shqiptuar Gjykata për Krime Lufte në Daka.

Partia islamike Jamaat-e Islami i ka përshkruar gjykimet kundër liderëve të saj si të motivuara politikisht.

Tribunali për krime lufte është ngritur nga qeveria më 2010.
XS
SM
MD
LG