Ndërlidhjet

Ekipi i çarmatimit nis sot punën në Siri


Siri
Siri
Një ekip i ekspertëve nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pritet të arrijë sot në Damask, për të nisur procesin e verifikimit dhe të eliminimit të armëve kimike të Sirisë.

Regjimi sirian është pajtuar për shkatërrimin e arsenalit kimik pas një sulmi të dyshuar kimik, i cili ka ndodhur më 21 gusht dhe ka vrarë qindra persona.

Çarmatimi parashihet me një marrëveshje të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila javën e kaluar është shndërruar në rezolutë të Kombeve të Bashkuara.

Të hënën, nga Siria janë larguar inspektorët e OKB-së, të cilët kanë hetuar akuzat për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Ata kanë përfunduar misionin dhe raportin do ta lëshojnë muajin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG