Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara thonë se një në tetë persona vuan nga uria kronike.

Sipas raportit vjetor “Gjendja e pasigurisë ushqimore në botë”, të publikuar sot, 842 milionë njerëz nuk kanë pasur ushqim të mjaftueshëm për një jetë aktive dhe të shëndetshme nga viti 2011 deri më 2013.

Shifra është më e ulët se 868 milionë sa ka qenë në periudhën 2010-2012.

Raporti thotë se rritja ekonomike në vendet në zhvillim dhe rritjet e fundit të prodhimtarisë bujqësore kanë përmirësuar të ardhurat dhe qasjen në ushqim.

Shumica njerëzve të kequshqyer në botë jetojnë në Azinë jugore.
XS
SM
MD
LG