Ndërlidhjet

Rusia bllokon punëtorët moldavianë


Qeveria ruse ka ndaluar importimin e verërave moldaviane
Qeveria ruse ka ndaluar importimin e verërave moldaviane
Rreth 200,000 shtetas të Moldavisë nuk do të lejohen të udhëtojnë për punë sezonale në Rusi bazuar në rregulloret e reja.

Shërbimi Federal për Migrim i Rusisë ka bërë të ditur vendimin e saj për të mos lejuar shtetasit e Moldavisë, të cilët nuk janë regjistruar në polici ose në ndonjë nga filialet e këtij shërbimi, që të hyjnë përsëri në këtë shtet.

Shumica, nga rreth 700,000 moldavianë të cilët punojnë jashtë vendit, janë rezidentë në shtetin rus. Ata janë kontribues të rregullt të ekonomisë moldaviane me para të gatshme.

Ky vendim vjen tri javë pasi qeveria ruse ndaloi importimin e verërave moldaviane. Këto zhvillime po shihen si kërcënime ndaj Moldavisë para Samitit për Partneritet me Lindjen të BE-së, i cili mbahet në nëntor, dhe në të cilin Moldavia shpreson të marrë një Marrëveshje për Asocim.
XS
SM
MD
LG