Ndërlidhjet

Papa thërret për reformim të Kishës Katolike


Papa Françesku gjatë një shërbese në Vatikan

Papa Françesku gjatë një shërbese në Vatikan

Papa Françesku, në një intervistë të re, thotë se është për një kishë misionare dhe me shpirt modern, që ju jep shpresë të varfërve, të rinjëve e të moshuarve.

Në intervistën e publikuar sot në të përditshmen e majtë italiane “La Repubblica”, ai ka denoncuar mentalitetin aktual të Vatikanit dhe ka rrëfyer se para se të zgjedhej Papa i parë jo evropian në 1,300 vjet në mars të këtij viti, e kishte shqyrtuar opsionin e mospranimit të kësaj detyre.

Intervista u publikua në kohën kur Papa Françesku ka nisur një takim tre ditor me dyer të mbyllura me tetë kardinalë nga e gjithë bota për ta ndihmuar atë në reforminin e një administrate të mbuluar nga skandalet.

Françesku është bërë i njohur për stilin e tij më të hapur të udhëheqjes. Në një intervistë të para disa kohëve, ai deklaroi se Kisha Katolike duhet të zhvishet nga obsesioni me abortin, kontraceptivët dhe homoseksualitetin dhe të bëhet më e mëshirshme.
XS
SM
MD
LG