Ndërlidhjet

Irak: 1,000 të vrarë gjatë shtatorit


Rajoni i Bagdadit, Irak
Rajoni i Bagdadit, Irak
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak bën të ditur se rreth 1,000 irakianë janë vrarë gjatë shtatorit, një nga muajt më të përgjakshëm të vitit në këtë vend.

Shifra prej 979 të vrarësh, e publikuar të martën, është megjithatë më e ulët se ajo e korrikut e cila shënoi 1,057 të vdekur.

Raporti bën të ditur se më shumë se 2,100 njerëz kanë mbetur të lënduar gjatë muajit të fundit dhe se rajoni më i prekur është ai i Bagdadit, ku 418 njerëz kanë ndërruar jetë përgjatë akteve të ndryshme të dhunës.

Në të njejtën kohë, një nga grupet e Al-Kaidas ka marrë përsipër përgjegjësinë për koordinimin e sulmeve që vranë më shumë se 50 persona, kryesisht shiitë, të hënën.

Në një postim online pak orë pas sulmit, grupi xhihadist Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti tha se sulmet erdhën pas “arrestimeve dhe torturimeve të popullsisë sunite” nga qeveria shiite e Irakut.
XS
SM
MD
LG