Ndërlidhjet

OSBE-ja e brengosur për lirinë e mediave në Azerbajxhan


Flamujt e OSBE-së

Flamujt e OSBE-së

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic, thotë se situata në Azerbajxhan është “goxha shqetësuese” sa i përket lirisë së shprehjes së mediave.

Mijatovic, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, dhënë të hënën, ka përmendur rastin e Hilal Mamedov, redaktor i një gazete të një minoriteti etnik, i cili ishte dënuar me pesë vjet burgim javën e shkuar. Ajo ka thënë se rasti i Mamedovit është “një nga shumë raste shqetësuese” sa i përket ndërhyrjeve qeveritare në lirinë e mediave.

Mijatovic ka përmendur edhe çështjen e miratimit të ligjeve të cilat mund të cenojnë lirinë e mediave dhe të ndalonjë zërat kritikë në Azerbajxhan, vend në të cilin më 9 tetor mbahen zgjedhjet e reja presidenciale.

Ajo ka shtuar se, pavarësisht disa hapave pozitivë, Ukrania, kryesuesja aktuale e OSBE-së, “ka ende shumë punë për të bërë deri në përmirësimin e vërtetë të situatës”.
XS
SM
MD
LG