Ndërlidhjet

Afganistani, vendi më i keq në botë për të moshuarit


Logo e Fondit të OKB-së për Popullsinë
Logo e Fondit të OKB-së për Popullsinë
Një studim i ri klasifikon Afganistanin si vendin më të keq në botë për të moshuarit.

Global Age Watch Index, i përpiluar nga Fondi i OKB-së për Popullsinë dhe grupi advokues Help Age International, është publikuar sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.

Ky studim egzaminon cilësinë e jetës së të moshuarve në 91 vende të botës. Në krye të listës për kualitet të mirë të jetës për të moshuarit qëndrojnë vendet e Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore, së bashku më Japoninë dhe Australinë.

Nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Estonia radhitet më së larti, përkatësisht në vendin e 29-të, derisa Rusia ndodhet në të 78-in.

Raporti alarmon se shumica e vendeve nuk janë të përgatitura për të përballuar numrin në rritje të popullsisë së moshuar.

Sipas tij, deri më 2050, njerëzit e moshës mbi 60 vjeç do të mbizotërojnë në raport me numrin e të rinjëve nën moshën 15 vjeçare.
XS
SM
MD
LG