Ndërlidhjet

Sistemi global i edukimit - ndër më të korruptuarit


Ilustrim
Ilustrim
Një raport i ri thotë së korrupsioni në sistemin e edukimit në botë dëmton të varfërit në mënyrë disproporcionale.

Transparency International ka thënë, në raportin e publikuar sot në Budapest, se pothuajse një në pesë persona ka paguar ndonjë formë të ryshfetit në sistemin e edukimit vetëm vitin e kaluar në rrafshin global.

Ky raport bën të ditur se sistemi i edukimit është veçanërisht i ekspozuar ndaj formave të ndryshme të korrupsionit ngase në shumë vende ai paraqet sektorin më të madh të shpenzimeve qeveritare dhe monitorohet vetëm sipërfaqësisht.

Raporti ju bën thirrje qeverive në mbarë botën që ta luftojnë korrupsionin duke krijuar sisteme më të mira të llogaridhënies, përfshirë këtu kode të sjelljes për mësimdhënësit, si dhe të inkurajojë prindërit dhe nxënësit që të marrin pjesë në udhëheqjen e shkollave.
XS
SM
MD
LG