Ndërlidhjet

Së paku 55 te vdekur në Irak


Bagdad, Irak

Bagdad, Irak

Një valë e re e sulmeve, duke përfshirë edhe disa vetura-bombë, ka lënë të paktën 55 të vdekur në Bagdad.

Zyrtarët irakianë thonë se shumica e sulmeve kanë pasur si cak zona të banuara nga popullsia shiite.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.

Sulmet ndodhën pasi OKB-ja kishte publikuar më heret gjatë ditës, se vetëm gjatë shtatorit, në Irak janë shënuar rreth 1,000 viktima nëpër akte të ndryshme të dhunës.
XS
SM
MD
LG