Ndërlidhjet

Zarif e quan Netanyahun gënjeshtar


Netanyahu gjatë takimit me presidentin Obama, të hënën më 30 shtator në Washington
Netanyahu gjatë takimit me presidentin Obama, të hënën më 30 shtator në Washington
Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif, ka akuzuar kryeministrin izraelit për gënjeshtra.

Në një intervistë televizive dhënë sot per mediat në Iran, Zarif ka thënë: “Në nuk kemi parë asgjë nga Netanyahu perveç gënjeshtrave dhe veprimeve për mashtrim dhe frikësim”.

Ai e ka quajtur Netanyahun, “personin më të izoluar” në Kombet e Bashkuara. Komentet e Zarif vijnë para fjalimit të sotëm të Netanyahut në OKB.

Gjatë Asamblesë Gjenerale të OKB-së vitin e kaluar, Netanyahu përdopri një bombë prej kartoni si ilustrim për të treguar se sa të afërt e konsideronte ai momentin kur Irani do to prodhonte armë nukleare.

Netanyahu ka takuar të hënën presidentin amerikan Barack Obama, dhe i ka bërë thirrje atij që të vazhdojë presionet mbi Iranin, derisa fuqite botërore po vazhdojnë negociatet me këtë të fundit rreth programit nuklear të Teheranit.
XS
SM
MD
LG