Ndërlidhjet

Bruksel: Përfundon takimi BE-Bosnjë


Flamuri i Bosnjë-Herzegovinës

Flamuri i Bosnjë-Herzegovinës

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fuele dhe zyrtarët e Bosnjë- Herzegovinës, kanë mbajtur sot një takim në Bruksel në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për të tejkaluar ngërçin politik në këtë vend.

Palët po përpiqen të gjejnë zgjidhje për çështjen e diskriminimit të minoriteteve në proceset zgjedhore, dhe vendosjen e një mekanizmi te vetëm brenda vendit për koordinimin e mardhënieve me BE-në. Bisedimet pritet të përfundojnë më 10 tetor.

Gjatë takimit të sotëm, liderët e Bosnjës nënshkruan një listë prej shtatë parimesh, në të cilën përfshihet edhe një pikë e cila parasheh që presidenca e Bosnjës duhet të përbëhet nga tre anëtarë të zgjedhur direkt, dy nga Federata e Bosnjës dhe Herzegovinës dhe një nga Republika Sërbe.

Bosnja rrezikonte të humbiste 50 milionë euro nga fondet e BE-se dhe të pezullohej nga Këshilli i Evropës nëse marrëveshja nuk do të ishte arritur.
XS
SM
MD
LG