Ndërlidhjet

Rehn i bën thirrje Italisë për stabilitet


Flamujt e BE-së
Flamujt e BE-së
Zyrtari më i lartë për ekonominë në BE, Oli Rehn, i ka bërë thirrje Italisë që “t’i rikthehet stabilitetit”, duke shtuar se bëhët fjalë për të ardhmen e përbashkët evropiane.

“Italia është ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë dhe pasojat e asaj çka ndodh në këtë shtet nuk përfundojnë brenda kufijëve të tij”, ka thënë Komisioneri Evropian për Ekonomi Oli Rehn gjatë një prononcimi në Klubin Evropiano-Amerikan të Shtypit në Paris, raporton agjencia e lajmeve DPA.

“Progresi ose mungesa e progresit në Itali, të arriturat ose humbjet e saj, janë edhe të Evropës”, ka shtuar ai.
XS
SM
MD
LG