Ndërlidhjet

Netanyahu: Izraeli nuk do të lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore


Benjamin Netanyahu, gjatë fjalimit të sotëm në OKB
Benjamin Netanyahu, gjatë fjalimit të sotëm në OKB
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të lejojë Iranin që të zhvillojë armë bërthamore, edhe nëse për këtë do t’i duhet të qëndrojë vetëm.

Ai i ka bërë këto komente gjatë adresimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu ka thënë se Irani po bën përpjekje për të zhvilluar armë bërthamore dhe se veprimet e tilla do të mund të parandalohen në mënyre paqësore vetëm me sanksione të ashpra dhe kërcënime serioze ushtarake.

Ai ka shtuar se nuk i beson presidentit të ri iranian Hassan Rohani dhe e ka quajtur atë “një shërbëtor besnik të regjimit” dhe “ujk të veshur në gëzof të deles”.

Netanyahu ka shtuar se është për procesin e paqes më palestinezët por ka thënë se liderët palestinezë duhet ta njohinsë pari shtetin hebre.

Khodad Seifi, zv.ambasador në misionin e Iranit në OKB i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme se komentet e Netanyahut janë provokative.
XS
SM
MD
LG