Ndërlidhjet

SHBA: Dita e dytë e mbylljes së pjesërishme të qeverisë


Pamje nga Uashingtoni
Pamje nga Uashingtoni
Mbyllja e pjesërishme e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ka hyrë sot në ditën e dytë.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama do të vëjë veto në çdo legjislacion “pjesë-pjesë”, që do ta ripërtrinte financimin vetëm për sektorë të veçantë të qeverisë, siç janë parqet kombëtare dhe programet për veteranë.

Në deklaratën me shkrim të Shtëpisë së Bardhë theksohet se “këto përpjekje pjesë-pjesë nuk janë serioze dhe ato nuk janë mënyrë me të cilën udhëhiqet qeveria”.

Mbrëmë, zoti Obama i ka akuzuar republikanët në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan se e kanë shkaktuar mbylljen e pjesërishme të qeverisë në 17 vjet, duke thënë se republikanët e kanë lansuar një “betejë ideologjike” kundër ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Obama.

Në anën tjetër, republikanët i akuzojnë demokratët e presidentit Obama se refuzojnë të zhvillojnë negociata.

Mbyllja ka nisur dje në mesnatë sipas kohës së Shteteve të Bashkuara, pasi ka filluar viti i ri fiskal.
XS
SM
MD
LG