Ndërlidhjet

Nju Jork: Pas 70 vitesh mbyllet opera e qytetit


Pamje para Operës së qytetit në Nju Jork
Pamje para Operës së qytetit në Nju Jork
Opera e qytetit të Nju Jorkut do të mbyllet dhe përgatitet për falimentim, duke e përfunduar punën 70 vjeçare të këtij institucioni kulturor, të njohur për mbështetjen e karrierës së shumë yjeve të operës.

Mbrëmë vonë është shpallur se ka dështuar një fushatë e jashtëzakonshme për mbledhjen e miliona dollarëve për vazhdimin e veprimtarisë.

Mëtutje, Opera ka theksuar se janë ndërmarrë hapat e domosdoshëm financiarë dhe operacionalë për mbylljen e kompanisë.

Opera ka shënuar rënie në aktivitetin e saj gjatë viteve të fundit, për shkak të asaj që kritikët e kanë vlerësuar si udhëheqje e dobët biznesore dhe artistike.

Opera është e njohur për afirmimin e disa prej këngëtarëve më të njohur operistikë, siç janë Placido Domingo dhe Beverly Sills.
XS
SM
MD
LG