Ndërlidhjet

Malajzia: Obama e anuloi vizitën për shkak të mbylljes së qeverisë


Në vend të Obamës në një konferencë në Kuala-Lumpur do të marrë pjesë John Kerry

Në vend të Obamës në një konferencë në Kuala-Lumpur do të marrë pjesë John Kerry

Malajzia thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka anuluar vizitën e tij në këtë vend, për shkak të mbylljes së pjesërishme të qeverisë amerikane.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha se Obama kishte thirrë sot herët në mëngjes, për të shprehur keqardhje dhe ka thënë se në një konferencë të ndërmarrësve në Kuala-Lumpur, më 11 tetor, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga sekretari i shtetit, John Kerry.

Nuk ka pasur deklaratë nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këtë çështje.

Qëndrimi në Malajzi ishte pjesë e turneut të Obamës në katër vende të Azisë Juglindore, javën e ardhshme.

Nuk është e qartë nëse kriza buxhetore në Shtetet e Bashkuara do të ndikoj në pjesën tjetër të turneut, me ç’rast planifikohej që Obama të merrte pjesë në dy samite ndërkombëtare, në Bali të Indonezisë dhe në Brunei, dhe do të qëndronte edhe në Filipine.
XS
SM
MD
LG