Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Dy aktivistë akuzohen për pirateri


Anija e organizatës Greenpeace

Anija e organizatës Greenpeace

Hetuesit rusë në qytetin veriprëndiomor Murmansk i kanë akuzuar dy aktivistë të organizatës Greenpeace për pirateri.

Avokati i organizatës Greenpeace, Mikhail Kreindlin, tha sot se aktivistët e akuzuar ishin hnga Brazili dhe Britania.

Ai vlerësoi se akuzat janë “absolutisht të paqëndrueshme, të pabaza dhe joligjore”.

Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen deri në 15 vjet burg.

Gjtihesj 30 aktivistë të organizatës Greenpeace ishin arrestuar nga autoritetet ruse në muajin shtator, pasi dy prej tyre ishin përpjekur që të depërtojnë në platformën e naftës së kompanisë Gazprom, në ujërat në Arktik.

Autoritetet e kishin okupuar anijen Greenpeace dhe e kishin dërguar në Murmansk, së bashku me ekuipazhin dhe aktivistët.

Grepet për të drejtat e njeriut kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.

Dje, mbështetësit e organizatës Greenpeace për një kohë të shkurtër e penguan një takim të futbollit në kuadër të Ligës së Kampionëve në Zvicër, për shkak se sponzor i ndeshjes ishte kompania Gazprom.
XS
SM
MD
LG