Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët ofrojnë armëpushim nëse qeveria e merr nismën e para


Flamuri pakistanez
Flamuri pakistanez
Pakistan – Talibanët janë pajtuar të ndërpresin luftimet nëse qeveria shpallë armëpushim e para.

Deklarata e së martës erdhi pas një apeli të bërë nga klerikët konservativë suni të shkollave fetare në Pakistan. Në një komunikatë të lëshuar të hënën, Asociacioni Islamik i Shkollave e ka quajtur konfrontimin në mes të qeverisë dhe talibanëve “një situatë të ngjashme me luftën civile”, dhe ju ka bërë thirrje të dyja palëve që të shpallin armëpushimin dhe të nisin bisedimet për paqe.

I ashtuquajturi “zëdhënës i talibanëve” Shahidullah Shahid i ka thënë të përditshmes pakistaneze “Dawn” se qeveria duhet të marrë e para nismën për armëpushim dhe të ndërpresë menjëherë operacionet e saj kundër talibanëve.

Qindra civilë dhe ushtarë kanë vdekur përgjatë luftimeve, që nga muaji i kaluar kur qeveria në Islamabad propozoi fillimin e bisedimeve të pakushtëzuara me talibanët.
XS
SM
MD
LG